Skip to content

Pan Expo Group

Hapi i parë në rrugëtimin e tij mbarëkombëtar që bashkon në një hapësirë përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe më gjerë, duke iu dedikuar biznesit në tërësi, ndërtimit, zhvillimit teknologjik, fushave të mdryshme të shërbimit - elemente të rëndësishme këto të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Lokacioni: Prishtina Mall

Kohëzgjatja: 16-17-18-19 Maj 2024

Kush jemi ne?

Nga data 16 më orën 16:00 deri në 19 Maj do të mbahet panairi kombëtar i biznesit “Pan Expo Group- Kosova 2024”, ku të pranishëm do të jenë rreth 100 biznese nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë.

Ky është një ndër të paktat panaire që bën bashkë biznese të mëdha e të vogla, të cilët do të kenë mundësinë e shkëmbimit të njohjeve dhe eksperiencave të tyre duke rritur kapacitetet e veprimtarisë dhe përmirësuar shërbimin për konsmatorin shqiptar

Qëllimi jonë

Qëllimi është promovimi i bizneseve nga Kosova, i shërbimeve dhe produkteve të tyre por edhe promovimi i Kosovës si destinacion për zhvillim të biznesit. Po ashtu, qëllim ka edhe promovimin e ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes Do të kenë përkrahje të veçantë dhe gratë në biznes, të cilat janë një forcë e pashtershme e shoqërisë shqiptare, që përkundrejt të gjitha pengesave dhe vështirësive, arrijnë të krijonë hapësirën e tyre të ndikimit dhe fuqisë financiare e politike

Ky edicion mbulon fusha tepër të rëndësishme për kontributin që japin për zhvillimin e vendit dhe mbart potenciale për zhvillimin edhe më tutje të Kosovës dhe të tregut ballkanas

Pan Expo Group 2024

Ky panair është menduar të jetë para së gjithash një mundësi e shkëlqyer për industritë e hapësirave shqiptare për t’u njohur me njëri-tjetrin si dhe
për të shpalosur dhe rritur në mënyrë eksponenciale mundësitë e bashkëpunimit mes tyre duke tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve financiare të Kosovës për përkrahje e përkujdesje

Aktivitetet

Përgjatë ditëve të Panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca, e gjithë kjo për të përjetuar më së miri këtë ngjarje të madhe biznesi

Institucionet

Meqë ngjarje të tilla janë në shërbim të komunitetit të biznesit, nuk
do të ,mungojë prezenca e institucioneve ekonomike të Kosovës si:
Ministria e Ekonomisë, Oda Ekonomike e Kosovës, etj

Mediat

Natyrisht se e gjithë kjo ngjarje e madhe do të jetë edhe në fokusin
e medias, televizioneve portaleve, gazetave dhe radiove shqiptare,
të cilat do ta përcjellin që prej ditës së parë të organizimit e deri në
mbyllje
Përfaqësuesit mediatik të panairit do ta promovojnë atë në media të ndryshme gjatë periudhës së përzgjedhjes së bizneseve, me
qëllim rritjen e jehonës së këtij aktiviteti, prezantimit të tij në publikun e gjerë dhe mundësisë së qasjes së tij në vizita gjatë ditëve të
mbajtjes së panairit.

Vendndodhja

Zhvillimi i këtij panairi në ambientet luksoze të Prishtina Mall, rrit
pritshmërinë e publikut dhe të bizneseve pjesëmarrëse, rezultatet e
performancës së tyre duke e shndërruar atë që është një aktivitet i
kornizuar biznesi në një dimension të gjerë, informues por edhe argëtues, joshës dhe gjithëpërfshirës. Publiku i gjerë, por edhe përfaqësuesit e bizneseve do të kenë mundësinë e trajtimit të kohës së tyre, sikur të jenë në një vend pushimi të pasur me gjithçka që atyre mund t’ju nevojitet gjatë gjithë kohës së qëndrimit në panair.

Rreth nesh

“PAN EXPO GROUP KOSOVA 2024” është hapi i parë në rrugëtimin e tij mbarë-kombëtar që iu bashkon në një hapësirë përfaqësueses të bizneseve nga Kosova dhe më gjerë, duke iu dedikuar biznesit në tërësi, ndërtimit, zhvilimit teknologjik, fushave të ndryshme të shërbimit – elemente të rëndësishme këto të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Screenshot_159
handshake
Screenshot_166-Photoroom.png-Photoroom